BE në kërkim të unitetit, pengesa për paketën e gjashtë të sanksioneve
Një kompromis i vështirë do të duhet të arrihet të hënën dhe të martën e ardhshme për paketën e 6-të të sanksioneve ndaj Rusisë. Pengesa më e madhe është embargoja ndaj naftës ruse.
Reagimet e para nga shtetet anëtare nuk kanë munguar. Hungaria e kundërshton, ndërsa Sllovakia dhe Çekia shprehin shqetësimin për vartësinë e thellë nga nafta ruse. Ndërkohë, Bullgaria ka probleme të tjera.
“Nëse vendoset se duhet të ndjekim një shteg të caktuar, atëherë ai duhet të jetë i vlefshëm për çdo shtet anëtar. Nisma nuk duhet të jetë në nivel shteti apo rajoni. Ne duhet të jemi të vendosur, të gjejmë një balancë mes qëndrimit të njëjtë për sanksionet dhe vetëdijes se impakti do të jetë në nivel evropian. Nuk është një balancë e lehtë, sidomos për shkak të shqetësimit social që mund të shkaktojë. E them këtë si një bullgar krenar, por edhe i vetëdijshëm se blerja e energjisë në Bullgari është e ulët dhe kombinimi me recesionin dhe rritjen e çmimeve do të jetë e papërballueshme për shoqërinë”, thotw Alexander Nikolov, ministër i Energjisë, Bullgari.
Nikolov është shumë i qartë për prioritetet e Bullgarisë dhe qëndrimin e vendit të tij ndaj paketës së 6-të të sanksioneve.
“Nuk mund të them se jemi kundër, por na duhet një plan i qartë për mënyrën se si do reagojmë. Nëse duam ta zgjidhim situatën tani, atëherë duhet disiplinë. Nëse përshtatja e një strategjie alternative kërkon dy vjet, atëherë objektivi duhet të jetë 2-vjeçar. Por nëse rezulton e qartë se kjo nuk mund të arrihet brenda natës, atëherë duhet ta shtrojmë çështjen në tryezë ashtu siç është, sepse të gënjejmë veten nuk na ndihmon”, shprehet Nikolov.
Kriza e energjisë ka prekur Evropën pas nisjes së luftës në Ukrainë. Ajo është një test i vështirë për unitetin dhe integritetin e BE-së. Nga njëra anë në lojë është solidariteti dhe respekti për vlerat evropiane. Në anën tjetër janë çmimet e energjisë, faturat e konsumatorëve dhe kostot politike. teksa dimri afron, vendimet duhet të merren shpejt dhe më pas do të shohim se në ç’drejtim do lëvizin vendet anëtare.
LEXONI GJITHASHTU:
- SHBA refuzon thirrjen e Putinit për heqje të sanksioneve në këmbim të ushqimeve
- Putin: Rusia gati të zhbllokojë grurin nëse Perëndimi heq sanksionet
Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara
Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
Austria planifikon të zgjasë shërbimin ushtarak në 9 muaj
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara