BE nis ‘fshesën’ ndaj azilkërkuesve, dëbime masive të atyre që u refuzohet kërkesa

25 Janar 2023 | 15:31

Rritja e ndjeshme e kërkesave për azil ka vënë në lëvizje Bashkimin Europian, që po kërkon të ndal fenomenin përmes një strategjie të re.

Për këtë arsye, Komisioni i BE-së në Bruksel prezantoi planet për krijimin e një sistemi të përbashkët për dëbimin e emigrantëve pa të drejtë qëndrimi.

“Po përballemi me një rritje të ndjeshme të emigracionit ilegal. Më shumë se 330.000 klandestinë janë zbuluar nga Frontex vitin që shkoi, një rritje kjo me 100.000 krahasuar me vitin e mëparshëm. Pjesa më e madhe e këtyre njerëzve as nuk kanë vërtet nevojë për mbrojtje ndërkombëtare, por aplikojnë gjithsesi“, – u shpreh Ylva Johannsson, Komisionere e çështjeve të brendshme.

Sipas Komisionit të BE-së në vitin 2022 janë paraqitur 920.000 kërkesa për azil.

Për të rritur numrin e të kthyerve, BE-ja do të kërkojë që shtetet anëtare  të bashkëpunojnë në mënyrë të koordinuar.

Për këtë arsye  brenda Agjencisë për Mbrojtjen e Kufirit Frontex është krijuar një komision i posaçëm.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosja e 3 grave në Paris, dalin pamjet e autorit pas sulmit: Allahu më urdhëroi (VIDEO)

Tre gra u plagosën të hënën në mëngjes pasi u sulmuan me thikë pranë stacionit të tramvajit Porte de Clichy në veriperëndim të Parisit. Incidenti ndodhi rreth...
16:32 | 27/07/2026

Merz zotohet për përgjigje ndaj sulmit në Berlin Pride 

Kancelari gjerman Friedrich Merz u zotua të hënën se do të ndërmarrë veprime në përgjigje të sulmit me makinë në festimet e Krenarisë së Berlinit , ndërsa...
16:21 | 27/07/2026

Protesta në Mallorca, dhjetëra mijëra njerëz kundër turizmit masiv

Në ishullin spanjoll të Majorkës, dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë për të protestuar kundër turizmit masiv, me përleshje midis demonstruesve dhe policisë. Protestuesit fillimisht...
15:52 | 27/07/2026