BE nis sanksionet ndaj juntës ushtarake në Niger

9 Gusht 2023 | 18:40

Anëtarët e Bashkimit Evropian kanë filluar të punojnë për paketën e parë të sanksioneve kundër anëtarëve të juntës ushtarake, e cila mori pushtetin në Niger muajin e kaluar, raportoi sot Reuters, duke cituar një burim të paidentifikuar.

Një zyrtar i BE-së, i cili është i përfshirë në punën për sanksionet, tha se blloku ka nisur diskutimet për kriteret e masave ndëshkuese, duke shtuar se ato do të harmonizohen së shpejti.

“Hapi tjetër do të jetë vendosja e sanksioneve kundër anëtarëve të caktuar të juntës”, tha ai.

Udhëheqësit e Komunitetit Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS) do të mbajnë nesër një samit të jashtëzakonshëm, pasi ka skaduar afati që ata vendosën për kthimin në pushtet të presidentit të rrëzuar të Nigerit, Muhamed Bazum.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028

Një fenomen i fuqishëm El Niño mund të shkaktojë një valë të re të rritjes së çmimeve të ushqimeve në nivel global, me pasojat që...
21:34 | 12/07/2026

Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”

Një gazetë iraniane ka publikuar një grafik të krijuar me inteligjencë artificiale, ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu me uniforma...
20:46 | 12/07/2026

Ukraina “tmerron” Rusinë, goditen rëndë 14 anije të Putinit në detin Azov

Ukraina po “tmerron” Rusinë. Forcat e Sistemeve Pa Pilot të Kievit goditën 14 anije të tjera ruse në Detin e Azov gjatë natës së 12...
19:51 | 12/07/2026