BE nxit marrëveshjen SHBA–Iran, Von der Leyen paralajmëron për rreziqet në rajon

25 Maj 2026 | 08:30

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka përshëndetur përparimin drejt një marrëveshjeje të mundshme mes SHBA-së dhe Iranit, duke theksuar nevojën për një marrëveshje që do të ulte tensionet dhe do të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm në rajon.

“E mirëpres përparimin drejt një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit. Ne kemi nevojë për një marrëveshje që vërtet e ul konfliktin, rihap Ngushticën e Hormuzit dhe garanton lirinë e plotë të lundrimit pa tarifa”, ka shkruar von der Leyen në platformën X.

Ajo ka përsëritur se Iranit “nuk duhet t’i lejohet të zhvillojë armë bërthamore” dhe i ka bërë thirrje Teheranit t’u japë fund veprimeve që i cilësoi si “destabilizuese në rajon, drejtpërdrejt ose përmes grupeve aleate, si dhe sulmeve të tij të pajustifikuara dhe të përsëritura ndaj fqinjëve”.

“Evropa do të vazhdojë të punojë me partnerët ndërkombëtarë për ta shfrytëzuar këtë moment për një zgjidhje diplomatike afatgjatë. Po ashtu, për të kufizuar pasojat e këtij konflikti, veçanërisht mbi zinxhirët e furnizimit dhe çmimet e energjisë”, ka shkruar von der Leyen.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ceremonia mortore e Lindsey Graham, do të marrin pjesë edhe Netanyahu dhe Zelenskyy

Ceremoni mortore dy ditore për Lindsey Graham, senatorin e ndjerë republikan të Karolinës së Jugut, do të fillojnë në Uashington të martën, me pjesëmarrës si kryeministri...
16:08 | 28/07/2026

Mijëra palestinezë të arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor që nga fillimi i vitit

Më shumë se 3,600 palestinezë janë arrestuar nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përfshirë Jerusalemin Lindor, që nga fillimi i këtij viti, sipas...
15:48 | 28/07/2026

Zyrtarët iranianë paralajmërojnë për ndërprerje të energjisë elektrike në vend

Zyrtarët iranianë po i bëjnë thirrje publikut të zvogëlojë përdorimin e energjisë dhe po paralajmërojnë për ndërprerje të mundshme të energjisë elektrike, ndërsa vendi përpiqet...
15:43 | 28/07/2026