BE paralajmëron Turqinë për sanksione, tensionet për gazin në Mesdhe do të diskutohen më 10-11 dhjetor
Bashkimi Europian do të organizojë në datat 10 deri 11 dhjetor një takim ku do të diskutohet çështja e tensioneve në Mesdhe, për sa i përket zgjerimit të territoreve detare të kërkimit të gazit nga Turqia.
Liderët e Bashkimit Europian kanë bërë me dije se do të vendosin sanksione ndaj qeverisë turke nëse nuk ulet në tryezën e dialogut dhe nëse vazhdon të kundërshtojë kërkesat e komisionit.
“Në muajt e fundit Gjermania është përpjekur jashtëzakonisht të gjejë një rrugë për të intensifikuar dialogun mes Turqisë dhe Bashkimit Europian. Fatkeqësisht, tensionet mes Turqisë, Qipros dhe Greqisë nuk kanë lejuar fillimin e bisedimeve/diskutimeve të drejtpërdrejta, si dhe ka pasur shumë provokime.
Kjo është arsyeja e diskutimit sot mes anëtarëve të Bashkimit Europian, pra pasojat që po nxjerrim prej kësaj”, – tha Heiko Maas, ministër i Jashtëm i Gjermanisë.
Nga ana tjetër, presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se vendi “nuk do të përulet përpara kërcënimeve”, ndërsa është i hapur për dialog dhe negociata.
Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vazhdojnë të intensifikohen. Kjo, pasi kreu i shtetit turk nuk pranon të tërhiqet nga territoret detare të Greqisë.
Situata e tensionit mes dy vendeve ka shpërthyer që në gusht, pasi Turqia anëtare e NATO-s dhe kandidate për t’u futur në Bashkimin Europian, dërgoi një anije për të kërkuar burime natyrore në ujërat detare që pretendohen edhe nga Greqia.
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër