Komisioni Evropian planifikon të nënshkruajë një kontratë për mbi 110,000 doza vaksinash për të luftuar shpërthimin e vazhdueshëm të lisë së majmunëve, shkruan Euronews.
Njoftimi u bë të martën në mëngjes nga Stella Kyriakides, Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, përpara një takimi me ministrat e shëndetësisë të vendeve anëtare.
Dërgesat e para të dozave do të fillojnë në fund të qershorit, tha Kyriakides, në ato vende që kanë më shumë nevojë.
Ndryshe nga vaksinat e COVID-19, të cilat u prokuruan nga Komisioni, por paguheshin individualisht nga vendet e BE-së, kontrata e lisë së majmunëve do të financohet fillimisht nga buxheti i përbashkët i BE-së.
“Kjo është hera e parë që ne po përdorim fondet e BE-së për të blerë vaksina që më pas mund t’i shpërndajmë në vendet anëtare,” u shpreh ajo më tej.
Afro 1300 raste janë konfirmuar në vende të ndryshme, sipas përditësimit të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, me shumicën e përqendruar në Evropën Perëndimore.
Në BE, Spanja (259 raste), Portugalia (191) dhe Gjermania (113) kanë regjistruar shifrat më të larta të infeksionit.
LEXONI GJITHASHTU:
- Lija e majmunëve, mjekët raportojnë rastet në Europë
- Personat me të ardhura të larta mund të taksohen 28%, thotë eksperti Xhepa
- Lija e majmunëve përhapet në Europë, shtetet marrin masa