BE shpreh shqetësim të thellë mbi zhvillimet në Hong-Kong

29 Maj 2020 | 18:42

Bashkimi Europian është shprehur se është tejet i shqetësuar mbi zhvillimet e fundit në Hong-Kong.

Pas një videokonference me ministrin e Jashtëm gjatë së premtes, shefi i BE për politikat e jashtme Josep Borrell ka mbrojtur parimin e sistemit “një shtet, dy sisteme”, por nuk e ka çuar çështjen më tej.

“Ne do të vazhdojmë të diskutojmë, do vazhdojmë t’i bëjmë thirrje Pekinit”, tha Borrell.

“Reagimi ynë duhet të përkojë me hapat e ndërmarra prej tyre dhe do të vijojmë t’i bëjmë presion autoriteteve kineze në mënyrë që t’i bëjmë të vetëdijshëm se kjo çështje do të ndikojë në mënyrën sesi ne trajtojmë disa çështje me interes të përbashkët, por nuk ka asgjë më tepër se kaq në agjendë”. 

Në anën tjetër të Atlantikut, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një tjetër qasje.

Uashingtoni ka reaguar përmes një deklarate duke  thënë se rajoni nuk ka më autonominë e mjaftueshme nga Kina. Gjithashtu, ata kanë kërcënuar Pekinin se do të vendosin sanksione mbi tregtinë.

 

Lexoni gjithashtu: 

Miratohet ligji i kontestuar, Kina ‘pushton’ Hong Kongun

SHBA kërcënon me sanksione Kinën nëse implementohet ligji për sigurinë

Paralajmërimi i Kinës për “Luftë të Ftohtë” me SHBA

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026

Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet

Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
08:27 | 04/06/2026