BE synon barazinë e pagave mes grave dhe burrave

22 Qershor 2026 | 18:11

Bashkimi Europian po ndërmerr një hap të ri në përpjekjet për të garantuar paga më të drejta dhe për të reduktuar pabarazitë mes grave dhe burrave në tregun e punës. Direktiva për Transparencën e Pagave, e cila hyri zyrtarisht në fuqi më 7 qershor, vendos detyrime të reja për kompanitë private dhe institucionet publike në të gjitha vendet anëtare të BE-së.

Sipas rregullave të reja, punëdhënësit do të duhet të bëjnë më transparente politikat e tyre të pagave. Në njoftimet për vende të lira pune do të duhet të publikohet paga ose intervali i pagës që ofrohet për pozicionin, ose ky informacion t’u jepet kandidatëve para zhvillimit të intervistës. Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është se rekrutuesit nuk do të lejohen më të pyesin aplikantët për pagat që kanë marrë në vendet e mëparshme të punës.

Një pjesë e rëndësishme e masave lidhet me kompanitë e mëdha. Ato që kanë mbi 150 punonjës do të duhet të publikojnë rregullisht të dhëna mbi diferencat e pagave mes grave dhe burrave.

Kjo nismë vjen pas dekadash përpjekjesh nga Bashkimi Europian për të siguruar parimin e “pagës së barabartë për punë të barabartë”. Megjithatë, statistikat tregojnë se pabarazitë vazhdojnë të ekzistojnë. Sipas të dhënave të BE-së, gratë fitojnë mesatarisht rreth 87 euro për çdo 100 euro që fitojnë burrat. Diferenca bëhet edhe më e theksuar në pozicionet drejtuese, ku gratë paguhen mesatarisht 23 për qind më pak se kolegët e tyre meshkuj.

Autoritetet europiane shpresojnë se transparenca më e madhe në paga do të ndihmojë në uljen e këtyre pabarazive dhe do të krijojë një treg pune më të drejtë, ku pagesa të bazohet tek aftësitë dhe puna e kryer, jo tek gjinia e punonjësit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri hungarez nis procedurat për shkarkimin e presidentit

Kryeministri hungarez Peter Magyar tha se qeveria e tij do të fillojë procedurën për shkarkimin e presidentit hungarez Tamáš Šuljok përmes një amendamenti kushtetues. Në...
16:40 | 22/06/2026

BE dënon thirrjet e Ministrit izraelit, deklaroi se i gjithë Libani duhet djegur

Bashkimi Evropian ka dënuar ashpër deklaratat e Ministrit izraelit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i cili sugjeroi se “i gjithë Libani duhet të digjet”, duke...
15:29 | 22/06/2026

Vala e të nxehtit godet Evropën, tre persona të vdekur në Francë

Tre persona kanë vdekur në Francë nga problemet shëndetësore të lidhura me nxehtësinë, ndërsa gati 2,700 shkolla në vend do të mbeten të mbyllura dhe...
13:58 | 22/06/2026