Protesta masive në Novi Sad, mijëra qytetarë kërkojnë zgjedhje të parakohshme në Serbi
Mijëra qytetarë marshuan në Novi Sad për të përkujtuar 16 viktimat e tragjedisë në stacionin hekurudhor dhe për të kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në Serbi. Protesta, e udhëhequr kryesisht nga studentët, është pjesë e një vale demonstratash antiqeveritare që po sfidojnë pushtetin e presidentit Aleksandar Vuçiç.
Protestat në Serbi kanë nisur pas tragjedisë së vitit 2024, kur 16 persona humbën jetën pas shembjes së një tende në stacionin hekurudhor në Novi Sad. Që prej atëherë, lëvizja protestuese është përhapur në disa qytete të vendit, duke kërkuar përgjegjësi politike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Protestuesit, partitë opozitare dhe organizatat për të drejtat e njeriut pretendojnë se ngjarja është pasojë e keqmenaxhimit të projekteve publike dhe korrupsionit. Ata akuzojnë gjithashtu qeverinë për manipulim zgjedhor, kufizim të lirisë së medias dhe lidhje me krimin e organizuar, akuza të cilat presidenti Vučić dhe aleatët e tij i kanë mohuar vazhdimisht.
Në Novi Sad, protestuesit mbanin pankarta me mbishkrimin “Studentët po fitojnë” dhe brohorisnin slogane kundër qeverisë. Profesorja universitare Sanja Belić u shpreh para turmës se pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, nuk mund të ketë ndryshim të vërtetë politik.
Aktivistët e lëvizjes studentore synojnë të sfidojnë partinë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme. Megjithëse zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale janë planifikuar për vitin 2027, presidenti Vučić ka lënë të hapur mundësinë që ato të mbahen më herët.
Në një deklaratë televizive, Vuçiç njoftoi gjithashtu se mbështetësit e tij do të organizojnë një tubim më 27 qershor, duke u bërë thirrje qytetarëve të mblidhen “nën flamurin serb”.
Serbia, si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, vijon të përballet me thirrje nga Brukseli për përparim në sundimin e ligjit, garantimin e zgjedhjeve të lira dhe luftën kundër korrupsionit.
I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie
Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare
Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit