Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin e normave të zhurmës në zonat turistike. Paralelisht me kontrollet, janë zhvilluar edhe takime sensibilizuese me administratorë dhe pronarë subjektesh, aktiviteti i të cilëve gjeneron zhurmë nga muzika.
Strukturat e sigurisë publike të Komisariatit të Policisë Durrës, bazuar në hartëzimin e zonave me ndotje akustike, kanë organizuar gjatë ditëve të fundit grupe kontrolli në terren për monitorimin e nivelit të zhurmës në ambiente dhe subjekte të ndryshme, të hapura dhe të mbyllura, në zonat turistike.
Gjatë kontrolleve janë kryer matje me pajisje të posaçme, në zbatim të ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007 “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, i ndryshuar. Sipas Policisë, matjet e realizuara në përputhje me procedurat standarde kanë rezultuar brenda kufijve të lejuar.
Përveç monitorimit të nivelit të zhurmës, strukturat përgjegjëse kanë verifikuar edhe respektimin e orarit të lejuar për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, në zona apo qendra të banuara, i cili është nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
Policia e Durrësit thekson se mbetet e angazhuar për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për banorët dhe vizitorët gjatë gjithë sezonit turistik veror.
Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare
Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale
- 12:12 Tërmet 6.4 ballë godet Papua Guinenë e Re