Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
Kjo audio është krijuar me AI për leximin e lajmeve.
Mund të ketë pasaktësi në shqiptim ose në theksimin e disa fjalëve.
Deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, deklaroi në Kuvend se qeveria është e gatshme të financojë me mbi 50 milionë euro zbatimin e votimit elektronik në të gjithë vendin, nëse arrihet konsensus politik me opozitën.
Gjatë shqyrtimit të raportit të veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2025, Gjiknuri u shpreh se votimi elektronik mund të realizohet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, nëse ekziston vullneti i nevojshëm politik.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të kërkojë shtyrjen e afatit të punës, për shkak të vështirësive në komunikimin politik mes palëve. Sipas Gjiknurit, komisioni ka bërë përparim në aspektin teknik, por mbeten ende çështje për t’u adresuar, mes tyre financimi i partive politike dhe disa dispozita të Kodit Zgjedhor.
Deputeti theksoi se zgjatja e afatit do t’u japë palëve më shumë kohë për të arritur një marrëveshje mbi ndryshimet e nevojshme në legjislacionin zgjedhor.
Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik pic.twitter.com/d44aQQUs9b
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) July 13, 2026
Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
Rama për mediat turke: Shqipëria do presë Samitin e ardhshëm të NATO-s, Turqia partner strategjik
Plagosi komshiun me thikë për motive banale, detaje nga ngjarja në Korçë, identifikohen autori dhe i plagosuri
- 13:03 Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale