Emërimi i përfaqësuesit të ri të lartë për Bosnje dhe Hercegovinën në axhendën e ministrave të BE-së
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha se ministrat e Jashtëm të BE-së do të diskutojnë të hënën, më 13 korrik, për Ballkanin Perëndimor, me fokus të veçantë Bosnje dhe Hercegovinën dhe procesin e zgjedhjes së përfaqësuesit të ri të lartë.
Ajo nuk dha detaje të tjera, por deklarata vjen një ditë para mbledhjes së radhës së Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), ku pritet të vazhdojnë përpjekjet për emërimin e pasuesit të Christian Schmidtit, i cili dha dorëheqje në muajin maj.
Përfaqësuesi i lartë ndërkombëtar në Bosnje dhe Hercegovinë e ka për detyrë të mbikëqyrë zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit për Paqe dhe të sigurojë që institucionet shtetërore funksionojnë sipas saj.
Atë e emëron Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC), ndërsa, më pas, ai konfirmohet edhe nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.
PIC nuk arriti marrëveshje në mbledhjen e 30 qershorit, ndërsa synimi është që emërimi të bëhet deri më 14 korrik.
Procesi po zhvillohet mes mospajtimeve ndërmjet SHBA-së dhe BE-së për kandidatin dhe të ardhmen e Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR) në Bosnje dhe Hercegovinë.
Deri në arritjen e një marrëveshjeje, PIC ka emëruar diplomatin amerikan, Louis Chrishock, si përfaqësues të përkohshëm të lartë.
Gjatë vizitës në Sarajevë në fillim të korrikut, Kallas tha se BE-ja po punon për të propozuar një kandidat dhe theksoi se stabiliteti, sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnje dhe Hercegovinës kanë rëndësi strategjike për Bashkimin Evropian.
Bordi Drejtues i Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) është mbledhur dy herë gjatë qershorit në përpjekje për të zgjedhur pasuesin e Schmidtit, por nuk ka arritur konsensus.
Shtetet e Bashkuara mbështesin diplomatin italian, Antonio Zanardi Landi, ndërsa disa vende të Bashkimit Evropian favorizojnë diplomatin francez, Rene Trocaz.
Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se vazhdon të punojë për arritjen e një konsensusi rreth kandidatit italian, duke theksuar mbështetjen për integritetin territorial të Bosnje dhe Hercegovinës dhe Marrëveshjen e Dejtonit.
Uashingtoni, njëkohësisht, ka thënë se pret që vendet evropiane të arrijnë së shpejti pajtim për emërimin e përfaqësuesit të ri të lartë.
Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)
Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
Parlamenti Europian mesazh zyrtar Serbisë: Normalizimi i raporteve me Kosovën është kyç për integrimin
- 12:59 Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë
- 12:55 Gjiknuri: Qeveria gati të financojë me mbi 50 milionë euro votimin elektronik
- 12:48 Të tjera viktima në Gaza nga sulmet izraelite, arrin në 73,200 numri i të vdekurve
- 12:44 Gjermani Dirk Schubel emërohet përfaqësues i posaçëm i BE-së në Kosovë
- 12:39 Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit
- 12:22 Cole: Messin do ta vëmë në gjumë, Anglia shkon në finale