Kryq nazist dhe kokë derri në memorialin e viktimave në Mostar, anulohet përkujtimit i 34-vjetorit të Brigadës së Parë (FOTO)
Përkujtimi i 34-vjetorit të formimit të Brigadës së Parë të Mostarit, i planifikuar të zhvillohej të hënën në haremin Liska në Mostar, është anuluar pasi organizatorët zbuluan akte vandalizmi në memorial.
Sipas organizatorëve, në vendin e përkujtimit është gjetur një kokë derri, ndërsa në monumente janë vizatuar simbole naziste. Ata e dënuan aktin si një përpjekje të qëllimshme për të fyer jo vetëm organizatorët e ceremonisë, por edhe viktimat myslimane të varrosura në këtë vend gjatë luftës së vitit 1992 në Bosnje dhe Hercegovinë.
“Organizatorët shprehën tmerrin dhe e dënuan këtë akt si një qëllim të qartë për të ofenduar jo vetëm organizatorët e përkujtimit të sotëm, por edhe të gjitha viktimat e besimit islam që u varrosën në këtë vend gjatë agresionit të vitit 1992 kundër BeH-së”, deklaroi Faruk Kajtaz.

Anëtari i Parlamentit të Federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Sanel Kajan, i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kantonit Hercegovinë-Neretvë që të reagojë menjëherë dhe të nisë një hetim për identifikimin e autorëve.
Kajan tha se vandalizmi ndaj haremit të Liskës ka vazhduar prej vitesh, duke përmendur dëmtime të varreve, vendosje simbolesh fashiste dhe akte të tjera përdhosjeje. Ai kërkoi nga autoritetet që të marrin masa për mbrojtjen e vendit të kujtesës dhe për të garantuar qetësinë e familjeve të personave të varrosur aty.
Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane
Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
- 11:31 PD kallëzon në SPAK Ramën dhe Gonxhen për 4.2 milionë eurot e koncertit të Kanye West
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh