Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit

13 Korrik 2026 | 09:54

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian u mblodhën në Bruksel për të diskutuar paketën e re të sanksioneve ndaj Rusisë, zhvillimet në Ukrainë dhe çështje të tjera të sigurisë ndërkombëtare.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kaja Kallas, tha se blloku synon të arrijë marrëveshje për zgjerimin e listës së sanksioneve me 250 emra dhe se puna po vijon edhe për paketën e 21-të të masave ndëshkuese, për të cilën ende nuk ka konsensus.

Sipas Kallas, sanksionet e reja janë një reagim ndaj sulmeve të fundit të Rusisë kundër civilëve. Ajo bëri të ditur se ministrat do të trajtojnë edhe çështjen e civilëve ukrainas të ndaluar në territoret e pushtuara nga Rusia, përfshirë mësues dhe gazetarë, si dhe fatin e të burgosurve të luftës dhe fëmijëve të rrëmbyer.

Në takim u diskutua gjithashtu strategjia e BE-së për Detin e Zi, me fokus mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përballimin e kërcënimeve hibride në bashkëpunim me Bullgarinë dhe Rumaninë. Po ashtu, pritet miratimi i një misioni të ri partneriteti për Armeninë, me synim forcimin e kapaciteteve të saj kundër ndërhyrjeve hibride dhe manipulimit të informacionit.

Në axhendë ishte edhe situata në Lindjen e Mesme, përfshirë zhvillimet në Ngushticën e Hormuzit. Kallas theksoi se liria e lundrimit në këtë rrugë strategjike duhet të respektohet dhe se nuk duhet të vendosen tarifa apo kufizime për qarkullimin detar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rekord historik për filmin “Michael”, kalon 1 miliard dollarë në arkë

Filmi biografik i Michael Jackson “ Michael ”, ka tejkaluar shifrën e 1 miliard dollarëve në arkat globale, duke vendosur një rekord të ri pas 12 fundjavash publikimi. Është filmi...
09:53 | 13/07/2026

Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake nga një lagje në periferi të Parisit, pranë një sinagoge hebraike, pasi një automjet i dyshimtë është...
09:31 | 13/07/2026

Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë

Turqia ka dërguar 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë me dy avionë ushtarakë mallrash, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar...
09:25 | 13/07/2026