Vrau bashkëshorten me çifte, del para gjykatës 62-vjeçari në Shkodër

13 Korrik 2026 | 09:42

Ka mbërritur në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër, Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i arrestuar pasi akuzohet se vrau me armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 54 vjeçe disa ditë më parë.

62-vjeçari do të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë, ndërsa ndaj tij rëndon akuza e vrasjes.

Ngjarja ndodhi më 9 korrik, në pragun e banesës së tyre ndërsa bashkëshortja tentoi të largohej për t’u shpëtuar plumbave, por humbi jetën në vend.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se në momentet e para pas arrestimit, autori i dyshuar u ka thënë efektivëve se nuk ishte penduar për atë që kishte bërë. Megjithatë, kjo nuk konsiderohet dëshmi zyrtare, pasi nuk është dhënë gjatë marrjes në pyetje sipas procedurave ligjore.

Edhe pse Shtjefën Ziçi nuk ka dhënë ende një deklarim zyrtar për shkak të gjendjes së rënduar emocionale, pala mbrojtëse pretendon se ngjarja është aksidentale.

Çifti administronte një dyqan ushqimor pranë banesës dhe, sipas hetimeve paraprake, debati nisi aty përpara se autori i dyshuar të merrte armën dhe të qëllonte ndaj bashkëshortes.

Shtjefën dhe Bardhe Ziçi ishin prindër të dy fëmijëve, një djali që jeton në Kanada dhe një vajze që shërben si oficere.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kultivuan 42 bimë narkotike në Krujë, kapet 31-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Krujës ka finalizuar operacionin e koduar “Mukja”, në kuadër të goditjes së kultivimit të bimëve narkotike. Gjatë operacionit u asgjësuan 42 bimë të...
09:38 | 13/07/2026

Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor. Sipas informacioneve paraprake, një automjet...
08:59 | 13/07/2026

Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë banesës së...
08:00 | 13/07/2026