Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman

13 Korrik 2026 | 09:20

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike e Iranit (IRGC) tha të hënën se kishte në shënjestër objektet ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarit në Omanin fqinj.

Sipas një deklarate të Marinës së Gardës Revolucionare të Iranit (IRIB), raportoi se sulmet me raketa dhe dronë shënjestruan infrastrukturën ushtarake amerikane në Juffair të Bahreinit, si dhe sistemet e radarëve të mbikëqyrjes ajrore me rreze të gjatë veprimi dhe mbikëqyrjes detare në Oman.

Menjëherë pas njoftimit iranian, Ministria e Brendshme e Bahreinit tha se sirenat e sulmeve ajrore u dëgjuan përsëri në të gjithë vendin dhe u bëri thirrje qytetarëve dhe banorëve të qëndrojnë të qetë dhe të shkojnë në vendin më të afërt të sigurt.

Garda Revolucionare e Iranit tha se e vetmja mënyrë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit për trafikun detar ishte që SHBA-të t’i jepnin fund ndërhyrjes ushtarake në rrugën ujore strategjike dhe të respektonin sovranitetin e shteteve bregdetare.

Gjithashtu paralajmëroi se aktivitetet e vazhdueshme ushtarake amerikane në Ngushticën e Hormuzit do të çonin në “incidente më të mëdha” që do të ndikonin në sektorin global të naftës dhe gazit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona

Rreth 300 persona janë evakuuar si masë paraprake nga një lagje në periferi të Parisit, pranë një sinagoge hebraike, pasi një automjet i dyshimtë është...
09:31 | 13/07/2026

Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë

Turqia ka dërguar 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë me dy avionë ushtarakë mallrash, pas tërmeteve shkatërruese që goditën vendin. Dërgesa mbërriti në Aeroportin Ndërkombëtar...
09:25 | 13/07/2026

Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se kishte folur në telefon me senatorin republikan të ndjerë Lindsey Graham vetëm pak...
09:22 | 13/07/2026