“Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci
Policia britanike që po hetonte një rrjet të trafikimit të kokainës në Derby të Anglisë ka deklaruar se mbeti e befasuar kur reperi amerikan 50 Cent ndërhyri në çështjen gjyqësore të një prej të arrestuarve.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, i dërgoi një letër gjyqtarit ku kërkonte që Abdirahim Hassan të lirohej me kusht, në mënyrë që të mund të punonte në turneun e tij “European Legacy Tour”. Reperi madje ofroi edhe 50 mijë paund si garanci për lirimin e tij.
Hassan, 37 vjeç, nga Londra, u dënua të premten me 18 vite e gjysmë burg nga Gjykata e Kurorës në Derby, pasi u shpall fajtor për komplot për trafikim kokaine dhe posedim të të ardhurave nga aktiviteti kriminal.
Ai ishte një nga 10 personat e dënuar në kuadër të “Operacionit Daybreak”, ku prokuroria e përshkroi si një person me “përfshirje të konsiderueshme në trafikimin e kokainës në shkallë kombëtare”.
Sipas hetimeve, Hassan kishte depozituar rreth 150 mijë paund në para të gatshme në llogarinë e tij bankare mes viteve 2022 dhe 2025, ndërsa në banesën e tij u gjetën edhe 22 500 paund të tjera të fshehura në çanta të posaçme. Policia e cilësoi atë si një “pastrues parash” për grupin kriminal.
Në letrën drejtuar gjykatës, 50 Cent deklaroi se Hassan kishte një “rol kritik operativ” në turneun e tij, duke u marrë me shërbimet e ushqimit dhe pijeve, si dhe me promovimin e markës së pijeve të reperit, “Sire Spirit”.
“Zoti Hassan është një anëtar i domosdoshëm i ekipit tim ndërkombëtar”, shkruante reperi, duke shtuar se ai do të mirëpriste rikthimin e tij në ekip pas përfundimit të dënimit.
Ndihmës shefi i policisë Ian Green tha për BBC se fillimisht oficerët menduan se letra mund të ishte një dokument i falsifikuar. “Është një nga ato incidente që nuk harrohen kurrë në një hetim”, u shpreh ai.
Megjithatë, mbrojtja e Hassan më pas paraqiti foto dhe video që tregonin se ai kishte udhëtuar me avionë privatë dhe kishte marrë pjesë në disa koncerte të 50 Cent në Shtetet e Bashkuara.
Kërkesa për lirimin me kusht u refuzua nga gjykata, ndërsa Hassan tashmë do të vuajë dënimin për përfshirjen në rrjetin e trafikimit të kokainës.
50 Cent asked judge to bail dealer for European tour https://t.co/q0OpAMVjox
— BBC Derby (@BBCDerby) July 11, 2026

Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë
Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij
- 09:31 Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
- 09:26 Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës
- 09:25 Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë
- 09:22 Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij
- 09:20 Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman
- 09:16 Rreth 440 persona vdiqën brenda një dite në Uells dhe Angli gjatë valës së të nxehtit në qershor