Aksident tragjik në Lushnjë, fuoristrada përplas për vdekje 75-vjeçaren që po shkonte te tokat
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në autostradën Lushnjë-Rrogozhinë, në afërsi të fshatit Zhamë-Sektor.
Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip fuoristradë ka përplasur një këmbësore, e cila po tentonte të kalonte autostradën. Si pasojë e përplasjes ka mbetur e plagosur rëndë shtetasja Bajame Ramazani, 75 vjeçe, banuese në Zhamë-Sektor.
Mësohet se e moshuara po kalonte autostradën për të shkuar drejt tokave të saj bujqësore, duke kaluar mbi trafikndarëse, rreth 50 metra larg një mbikalimi.
Përplasja ka qenë e fortë, duke i shkaktuar 75-vjeçares dëmtime të rënda. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin e Lushnjës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
- 09:31 Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
- 09:26 Bordi i Paqes: Trupat e FSK-së i bashkohen forcës shumëkombëshe për stabilizimin e Gazës
- 09:25 Turqia dërgon 30 ton ndihma humanitare në Venezuelë
- 09:22 Trump: Fola me Graham disa orë para vdekjes së tij
- 09:20 Irani njofton goditjen e objekteve ushtarake amerikane në Bahrein dhe sistemet e radarëve në Oman
- 09:18 “Anëtar i domosdoshëm i ekipit tim”, 50 Cent kërkoi lirimin e të dënuarit për trafik kokaine dhe ofroi 50 mijë paund garanci