Mbi 10 mijë viktima nga vala e të nxehtit në Evropë
Mbi 10 mijë vdekje janë regjistruar në Evropë gjatë valëve ekstreme të të nxehtit që përfshinë pjesën perëndimore të kontinentit në fund të muajit qershor, sipas të dhënave të publikuara nga EuroMOMO.
Sipas monitoruesit evropian të vdekshmërisë, i mbështetur nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), mbi 9 mijë nga viktimat ishin persona të moshës 65 vjeç e lart.
Temperaturat rekord të regjistruara në disa vende evropiane kanë shkaktuar pasoja të rënda, ndërsa vlerësimet paraprake në Belgjikë, Britani, Francë dhe Spanjë tregojnë se valët e të nxehtit kanë qenë shkaktar i mijëra vdekjeve shtesë.
Ndërkohë, grupi i shkencëtarëve World Weather Attribution vlerëson se valët ekstreme të të nxehtit të muajit qershor do të kishin qenë “pothuajse të pamundura” pa ndikimin e ndryshimeve klimatike.
Franca thërret ambasadorin rus, akuzohet për sulme kibernetike që kanë prekur 10 vende evropiane
Bashkimi Evropian diskuton sanksione të reja ndaj Rusisë, shkak sulmet e fundit
Gjendet një armë ushtarake brenda një automjeti pranë sinagogës në Paris, evakuohen 300 persona
- 11:05 Vengu: KQZ të forcojë transparencën dhe kontrollin mbi financimin e partive politike
- 10:52 Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton
- 10:48 Caktohet gjyqtari i gjysmëfinales së Botërorit Spanjë-Francë
- 10:37 Vrau gruan me çifte, Gjykata e Shkodrës në lë burg 62-vjeçarin
- 10:31 Në kërkim nga Interpoli, arrestohet në Serbi shtetasi malazez për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh
- 10:26 Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën