Macron fton Ramën në Paris, kryeministri do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën

13 Korrik 2026 | 10:26

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë këtë të hënë, më 13 korrik, drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetarëve për Ukrainën (Coalition of the Willing), me ftesë të Presidentit francez Emmanuel Macron.

Takimi do të mbledhë krerë shtetesh dhe qeverish, së bashku me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për të diskutuar koordinimin e mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.

Sipas Agjencisë për Media dhe Informim, pjesëmarrja e Ramës në këtë samit riafirmon angazhimin e Shqipërisë në mbështetje të Ukrainës, në përputhje me qëndrimin e vendit tonë për mbrojtjen e së drejtës ndërkombëtare, sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, si dhe në koordinim me aleatët euroatlantikë.

Ndërkohë, më 14 korrik, me ftesë të Presidentit Emmanuel Macron, Kryeministri Rama do të marrë pjesë edhe në ceremoninë zyrtare me rastin e Festës Kombëtare të Francës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kuvend, nis seanca për vlerësimin e institucioneve të pavarura, opozita bojkoton

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur seancën plenare, e cila i kushtohet shqyrtimit të veprimtarisë së institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarura për vitin 2025. Partia...
10:52 | 13/07/2026

“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C

E ftuar në një lidhje live për “Now” me Esmeralda Muljan, meteorologia Ladja Porja tha se, pas një fillimi normal të korrikut, pjesa e dytë...
10:15 | 13/07/2026

Atentati në Vorë, ky është 50-vjeçari që e vranë pranë banesës

Personi që shihni në foto është Edmond (Ali) Sula, 50-vjeçari që u ekzekutua në orët e para të mëngjesit të së dielës pranë banesës së...
08:00 | 13/07/2026