Muçi debaton me Ballën: Përballë nuk ke më Berishën, por rininë shqiptare

13 Korrik 2026 | 11:58

Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi ka shkëmbyer disa replika në Kuvend me kreun e Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla.

“I them që Taulant, ki kujdes se përballë nuk ke më Saliun por rininë shqiptare, që për 43 ditë po brohoret për një Shqipëri të re”, tha Muçi.

Ndërkohë Balla replikoi me të duke i thënë se nuk mund të flasë në emër të popullit. Ai iu kundërpërgjigj duke thënë se protesta kur nisi ishte diçka e bukur, por humbi me hyrjen e opozitës.

“Nuk ke asnjë të drejtë as politike dhe as morale që të flasësh në emër të popullit. Sepse në këtë sallë në emër të popullit ka një shumicë të caktuar nga vota. Ndërkohë që ti je aksidentalisht në këtë sallë se ke ardhur për shkak të dorëheqjes së një deputeti tjetër. Pra ke ardhur hajdutshme.

Unë nuk tallem me protestën. Protesta kur nisi ishte diçka e bukur. Kur nisi në emër të disa kërkesave që lidhen për mjedisin, por e kam thënë dhe vazhdoj ta them, nuk e di se sa mirë i ndiqni statuset e mia të orës 7, tregon se si kur hyri Saliu, hyri Gonja, Qorri, apo ndonjë tjetër, flamengot fluturuan dhe ngelën sorra si puna jote dhe e këtij tjetrit, dhe e Gones”, tha Balla.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia e Durrësit kontrolle për ndotjen akustike në zonat turistike, monitorohen lokalet me muzikë

Ka nisur zbatimi i planit të masave për garantimin e sigurisë publike gjatë sezonit turistik veror, ndërsa Policia e Durrësit ka intensifikuar kontrollet për respektimin...
12:59 | 13/07/2026

Ra nga shkëmbi në ujërat e lumit Mat, gjendet trupi i pajetë i 39-vjeçarit

Pas dy ditë kërkimesh intensive, është gjetur trupi i pajetë i 39-vjeçarit Erkin Lika, i cili humbi jetën pasi ra në ujërat e lumit Mat,...
12:39 | 13/07/2026

Policia e Vlorës: 65 të arrestuar dhe mbi 700 doza drogë të sekuestruara gjatë qershorit

Policia e Vlorës ka bërë bilancin e punës për muajin qershor 2026, duke njoftuar se janë evidentuar 254 vepra penale, nga të cilat 240 janë...
11:46 | 13/07/2026