“Bëhuni gati!”- Gjenerali Amerikan-vartësve: Kina dhe SHBA do të hyjnë në luftë

28 Janar 2023 | 15:15

Një gjeneral me 4 yje i Forcave Ajrore amerikane u dërgoi një memorandum oficerëve në vartësi të tij, në të cilin i paralajmëronte se Shtetet e Bashkuara do të jenë në luftë me Kinën pas dy vitesh.

Zyrtari i lartë u rekomandonte oficerëve të bëheshin gati, të praktikoheshin me armët e zjarrit, duke qëlluar një karikator dhe duke marrë në shenjë kokën e armikut.

Në dokumentin e dërguar të premten, të cilit i referohen mediat  amerikane, gjenerali Mike Minihan, shef i Komandës së Lëvizshme amerikane, paralajmëron: “Uroj të gabohem, por diçka më thotë se do të luftojmë në 2025-n”, thotë ai.

Komanda Ajrore e Lëvizshme ka rreth 50 mijë anëtarë, rreth 500 avionë dhe është përgjegjëse për transportet dhe furnizimet.

Gjenerali Minihan tha në memorandum se, si Tajvani edhe Shtetet e Bashkuara do të kenë zgjedhjet presidenciale në 2024-n, gjë që do ta hutojë Uashingtonin dhe presidenti Xi Jinping do të ketë mundësi të lëvizë drejt ishullit aziatik.

Ai sugjeroi gjithashtu nisjen e përgatitjeve  duke ndërtuar një Forcë të Përbashkët Manovrimi, që të jetë gati, e integruar dhe e përforcuar, në gjendje të fitojë.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026