Belgjika pritet të njohë Palestinën si shtet në Asamblenë e OKB

2 Shtator 2025 | 15:17

Belgjika pritet të njohë Palestinën si shtet në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Neë York që pritet të mbahet në muajin shtator.

Lajmi ështëë njoftuar nga ministri i Jashtëm Maxime Prevot, i cili përmes një postimi në platformën X, bëri me dije se Belgjika do t’u bashkohet vendeve të tjera që kanë njohur tashmë shtetësinë palestineze, ndërkohë që do të miratojë një paketë sanksionesh kundër Izraelit.

“Qeverisë izraelite po i vendosen sanksione të forta. Çdo antisemitizëm ose glorifikim i terrorizmit nga mbështetësit e Hamasit do të dënohet gjithashtu më fuqishëm,” shkroi ai, duke theksuar se qëllimi është mbështetja e ligjit ndërkombëtar dhe jo ndëshkimi i qytetarëve izraelitë.

Ky vendim vjen ndërsa disa vende të tjera, përfshirë Francën, Mbretërinë e Bashkuar, Kanadanë dhe Australinë, njoftuan plane të ngjashme për njohjen e Palestinës gjatë Asamblesë së Përgjithshme, duke u bashkuar me 147 vende që tashmë e kanë bërë këtë. Asambleja e Përgjithshme fillon më 9 shtator.

Situata në Territorin Palestinez mbetet kritike. Izraeli vazhdon të pushtojë territoret palestineze dhe refuzon një tërheqje që do të mundësonte një shtet të pavarur palestinez me Kudsin Lindor si kryeqytet, në kufijtë para vitit 1967. Bllokada e plotë e Rripit të Gazës, në fuqi që nga marsi, ka krijuar kushte katastrofike për 2,4 milionë banorët e enklavës, duke shkaktuar uri, sëmundje dhe kolaps të shërbimeve themelore. Ndërkohë, Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar urdhra arresti për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza, dhe Izraeli përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vala e të nxehtit ekstrem godet Italinë, pesë viktima në 24 orët e fundit

Vala e fortë e të nxehtit që ka përfshirë Evropën po vijon të shkaktojë pasoja edhe në Itali. Sipas të dhënave të Organizata Botërore e...
22:32 | 30/06/2026

Kryetarja e AfD: Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit rus

Kryetarja e Alternativës së krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), Alice Weidel, tha sot se Gjermania duhet t’i japë fund bojkotit të naftës dhe gazit...
22:31 | 30/06/2026

Omani dhe Irani presion SHBA-ve për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit

Omani, një aleat i SHBA-së, bashkë me Iranin po i bën presion Amerikës për një plan për të mbledhur taksa nga anijet që kalojnë nëpër...
22:30 | 30/06/2026