Belinda Ballukut nuk do t’i hiqet imuniteti në Parlament! Ibraj: Duhet ta zgjidhte Gjykata Kushtetuese
Avokati Kujtim Ibraj i ftuar në emisionin Review në Euronews Albania ka folur lidhur me vendimin e marrë të premten nga Gjykata Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së qeverisë dhe lënies në fuqi të pezullimit të zv. kryeministres, Belinda Balluku.
Sipas tij, Ballukut nuk do hiqet imuniteti në parlament dhe se zgjidhja e kësaj çështjeje është kur të vendosë gjykata e Strasburgut. Ai theksoi se duhet të bëhen disa ndryshime në ligje pasi sipas tij janë të nevojshme.
“Belinda e Ballukut nuk do hiqet imuniteti në parlament dhe është mbyllur kjo pra është krijuar me këtë vendim këta kanë krijuar një barrikadë vetë që Belindës nuk do hiqet dhe nuk do votojnë deputetët e Partisë Socialiste për t’u heq imuniteti.
Thjesht kjo çështje do pritet vetëm sa të vendosin gjykata e Strasburgut. Zgjidhje tjetër mbi këtë tokë nuk ka juridikisht me këto ligje që kemi ne. Po i ndryshuan këta ligjet shpejt e shpejtë. Po ndryshim kodin e procedurës penale, po ndryshuan nenin 242 pika 2 dhe të bëjnë ca ndryshime të tjera që për mendimin tim duhet ndërhyrë shumë shpejt, është e nevojshme.
Ne kemi vakume ligjore shumë të mëdhaja për sa i përket mbas reformës në drejtësi dhe kompetencave që ka Prokuroria e Posaçme dhe Gjykata e Posaçme dhe këta duhet duhet të mblidhen urgjent për sa i përket paketës së ligjeve që e ndalojnë po themi këtë që thotë Arbri superfuqinë absolute të një prokurorie ose një gjykate dhe kjo ndalohet me ligj. Rrugë tjetër nuk ka”, tha ai.
Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
Policia shpëton dy turiste holandeze të bllokuara në Shpellën e Pëllumbasit (VIDEO)
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës
- 21:13 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 920
- 20:50 Agjencia detare e OKB: Evakuohen 115 anije nga Ngushtica e Hormuzit
- 20:47 Trump kërcënon me tarifa 100% ndaj vendeve që taksojnë kompanitë amerikane
- 20:44 OKB premton mbështetje të plotë për ndihmë ndaj Venezuelës