Bellingham humbet terren, Yamal është më i shtrenjti në botë
Një skuadër që dëshiron të blejë Lamine Yamal duhet të paguajë të paktën 200 milionë euro, kjo pasi aq është vlera e spanjollit që aktivizohet te Barcelona.
Në prag të merkatos dimërore, transfermarket ka bërë një rinovim të informacioneve dhe vlerave të lojtarëve, bazuar kjo në performancën e gjithsecilit. Ajo çka bie në sy është se në vendin e parë qëndron 18-vjeçari, që u shpall dhe lojtari i dytë më i mirë në botë pas Dembele.
Në podium janë dhe dyshja Haaland e Mbappe, që po ashtu përllogariten 200 milionë euro. Luhatjet e vazhdueshme, dëmtimet, por dhe probleme të tjera kanë bërë që të humbasë terren Jude Bellingham, me britanikun që kap vlerën e 160 milionë eurove. Mes 10 lojtarëve më të vlefshëm në botën e futbollit janë dhe Vini Jr, Pedri, Musiala, Olise, Bukayo Saka dhe Palmer.
Sa i përket dy yjeve Lionel Messi dhe CR7 normalisht kanë një rënie të ndjeshme, ku argjentinasi nuk vlen më tepër se 15 milionë euro, ndërsa kapiteni i Al Nassr 12 mln euro dhe është në prag të 41-vjetorit. Sa i përket ekipeve, vlerën më të lartë e ka Real Madrid, më pas Arsenal dhe Man City.
Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit