Benzema: Kurrë nuk ndalova së punuari

18 Tetor 2022 | 07:26

Karim Benzema ka thënë fjalët e para pasi u shpall fitues i Topit të Artë 2022 nga France Football.

Ai është shprehur shumë i lumtur dhe ka thënë se për të arritur deri këtu asnjëherë nuk është ndalur duke punuar.

“Kishte një periudhë të vështirë ku nuk isha në skuadrën franceze, por kurrë nuk pushova së punuari shumë dhe nuk hoqa dorë. Me të vërtetë ndihem krenar për udhëtimin tim deri këtu. Nuk ishte e lehtë, ishte e vështirë. Të jem këtu sot për herë të parë, jam i lumtur, i kënaqur për punën time dhe dua të vazhdoj”, tha Benzema.

Ai më pas falënderoi të gjithë ata që e ndihmuan për të arritur deri në këtë pikë, shkruan KosovaPress.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëlojtarët e mi në Real Madrid dhe Francë, trajnerin tim dhe presidentin e Real Madridit që është këtu këtë mbrëmje dhe gjithashtu mbështetjen e Jean-Michel Aulas [presidenti i Lyonit]. Ka shumë njerëz për të falënderuar. Është një çmim individual, por gjithsesi kolektiv për shkak të të gjithë atyre që luajtën një rol në të”, tha në fund Benzema.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës

Spanja eliminoi Francën në gjysmëfinale të Kupës së Botës. “Furia e Kuqe” mposhti “Gjelat” me rezultat 0-2 për të siguruar biletën për finalen e madhe,...
08:37 | 15/07/2026

Mbappe nuk arrin finalen e Kupës së Botës, por mbetet në garën e “Këpucës së Artë”

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe një nga yjet më të mëdhenj të Kupës së Botës të këtij viti dhe një nga golashënuesit më të mirë të...
08:10 | 15/07/2026

Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026

Spanja siguroi një vend në finalen e Kupës së Botës FIFA 2026 me një fitore 2-0 ndaj Francës të martën në stadiumin Dallas në SHBA....
07:30 | 15/07/2026