Benzi i pret rrugën mjetit në autostradën Fier-Vlorë, humbin kontrollin dhe përfundojnë në arë

4 Mars 2026 | 10:05

Dy automjete kanë dalë jashtë rruge në autostradën Fier-Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip “Benz” i ka prerë rrugën një mjeti tjetër tip “Passat”, duke bërë që të dy mjetet të humbasin kontrollin dhe të dalin jashtë korsisë.

Si pasojë e aksidentit janë shënuar dëme të lehta, ndërsa personat e përfshirë janë dërguar në spitalin e Vlorës për kontroll mjekësor.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026