Berat Rukiqi nga Oda Ekonomike: Nga qeveria Kurti presim angazhim për vaksinat dhe daljen nga pandemia
Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike në Kosovë, tha për Euronews Albania se sipërmarrjet presin nga qeveria e re e Albin Kurtit angazhim për sigurimin e vaksinave, kjo pasi rimëkëmbja ekonomike e vendit varet seriozisht nga zgjatja e pandemisë.
Në intervistën për edicionin e mëngjesit me gazetaren Esmeralda Mulaj, Rukiqi tha se ende Kurti nuk ka prezantuar një program të qartë të qeverisë dhe se Oda Ekonomike pret që të nisë konsultimet për t’i përcjellë rekomandimet që kanë sipërmarrjet për situatën.
Ai tha se angazhim për një plan të qartë për daljen nga pandemia me plan konkret për sigurimin e vaksinave është pritshmëria kryesore e bizneseve në Kosovë.
“Kthimi sa më shpejt i gjendjes në normalitet është parakusht kryesor për rimëkëmbjen ekonomike,” – theksoi Rukiqi teksa shtoi se sipërmarrjet presin që të kenë edhe përkrahje nga qeveria për të përballuar pasojat që ka shkaktuar pandemia në të bërit biznes.
Rukiqi u shpreh se në kushte të zakonshme kërkesat dhe pritshmëritë do të ishin të tjera, mirëpo ai kujtoi se Kosova krahas krizës shëndetësore ka përjetuar edhe krizë politike.
“Sundimi i ligjit dhe mungesa e stabilitetit politik ka ndikuar tek investimet” – tha Rukiqi duke shtuar se situata kërkon reforma të domosdoshme.
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset