Berisha del nga SPAK, zbulon shënimin që i la Dumanit
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”. Berisha pas daljes nga SPAK ka folur para mediave teksa ka bërë të ditur se i ka lënë një shënim Altin Dumanit.
“Altin Troplinit, pajës së SKAP-it, i mbeti atij, nuk ia vura unë. Që kur e fali Troplinin i mbeti paja e SKAP-it. Armikut të pluralizmit politik dhe avokatit të McGonigal me garancinë se krimet e tij nuk do të mbeten pa ndëshkimin e merituar ligjor, Sali Berisha. Data dhe të gjitha”, tha kryedemokrati.
Berisha ndër të tjera komentoi edhe arrestimin e presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro. Sipas tij kryeministri Edi Rama do të ketë fatin e njëjtë si Maduro.
Ai theksoi Ramën do ta arrestojë populli dhe jo forcat Delta të SHBA-ve që zhvilluan operacionin ën Venezuelë.
“Edi Rama e pranon vetë se është fajtor, por nxjerr si argument të vetëm se Venezuela ka naftë dhe Shqipëria nuk ka naftë. Sipas tij kartelet në Venezuelë janë më të mëdha se në Shqipëri. Sipas Endri Kajsiut, emrit të ri të Edi Ramës.
Sipas Ramës, problemi është se Shqipëria nuk ka naftë, paçka se thoshte që Shpiragu noton mbi naftë, e harroi këtë ky, thotë se kartelet në Shqipëri janë më të vogla se në Venezuelë. Të gjitha këto dëshmojnë se Edi Rama pranon vetë fajësinë, pranon se është Ramaduro i Europës dhe pranon se ka vetëm një fat dhe ky është fati i Maduros.
Këtë natyrisht do ja japin Delta apo populli, unë them se ja jep populli shqiptar. Për dijeni, McGonigal-i ishte aty, po dëshmonte, është hapur dosja e tij”, u shpreh ai.
Berisha u shpreh se qëndrimi i opozitës ndaj drejtuesit ë ri të SPAK si dhe çdo punonjësi të prokurorisë speciale do të varet vetëm nga raporti i tyre me ligjin.
“Qëndrimi im ndaj çdo punonjësi të prokurorisë speciale, gjykatës, policisë dhe BKH-së është qëndrimi që ata do të mbajnë ndaj ligjit. Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se kaq,” theksoi Berisha.
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Tepelenë, maunia përplas motoristin
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë