Berisha i bën thirrje policisë: Bashkohuni me ne nesër, në kryengritjen paqësore për Europën

9 Shkurt 2026 | 19:06

Një ditë përpara protestës kombëtare të paralajmëruar më 10 shkurt, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ka bërë thirrje forcave të rendit që të bashkohen me protestuesit.

Gjatë fjalës së tij në foltoren e përjavshme të PD-së, Berisha u shpreh se policia duhet të marrë, sipas tij, “vendimin historik” për t’u rreshtuar në krah të qytetarëve.

“Nesër u bëj thirrje forcave të rendit të marrin vendimin historik, të bashkohen me protestuesit. Bashkohuni me interesin e familjeve tuaja, të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve”, deklaroi Berisha.

Kreu i PD-së përdori tone të forta ndaj qeverisë, duke i bërë thirrje qytetarëve për pjesëmarrje masive në protestë.

“Bashkohuni të shporrim këtë bandë kusarësh. Bashkohuni me misionarët që do shporrin këtë qeverinë, do rikthejnë lirinë, udhëtimin drejt Europës”, u shpreh ai.

Berisha e cilësoi protestën e 10 shkurtit si një “kryengritje paqësore”, duke theksuar se synimi është fitorja dhe integrimi europian i vendit.

“Të gjithë në Tiranë në kryengritjen paqësore të fitores, për Europën”, tha Berisha.

Në fjalën e tij, kreu i PD-së përmendi edhe një deklaratë të Komisionit Europian, për të cilën shprehu mirënjohje.

“Mirënjohje KE për deklaratën e sotme që i tha kryehajdutit se kurrë drejtësinë s’mund ta pengosh. Ta detyrojmë hajdutin të shkojë te… aty ku e ka vendin. Nesër e gjithë Shqipëria në Tiranë”, përfundoi Berisha.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanye West reagon pas koncertit në Tiranë: Faleminderit Edi Rama dhe Shqipërisë

Ka ardhur reagimi i parë i Kanye West pas koncertit të mbajtur mbrëmjen e djeshme në “Eagle Stadium” në Tiranë. Përmes një postimi në platformën...
17:54 | 12/07/2026

Rama: Pritshmëritë e qytetarëve po rriten më shpejt se ritmi i përparimit të vendit

Kryeministri Edi Rama deklaroi se rritja e pritshmërive të qytetarëve është një pasojë e zhvillimit të vendit, duke theksuar se përmirësimet e arritura i bëjnë...
16:22 | 12/07/2026

Rama: 4 mln eurot për koncertin e Kanye West nga arka e shtetit i nxori tentativa për ta shkatërruar atë

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur investimin prej 4 milionë eurosh të përdorur për organizimin e koncertit të Kanye West në Tiranë, duke deklaruar se fondi...
15:55 | 12/07/2026