Berisha me protestuesit në selinë e PS-së: Kam një mesazh për socialistët e ndershëm
Berisha e ka mbyllur protestën e kësaj të shtune në ambientet e jashtme të selisë së Partisë Socialiste. Berisha zgjodhi që aty që të jepte një mesazh për të gjithë ata që ai i quajti si socialistë të ndershëm.
Sipas kreut të PD-së, qeveria e kryeministrit Rama nuk përfaqëson më interesat e socialistëve apo qytetarëve, por interesat e grupeve kriminale.
“Mesazh miqësor për të gjithë socialistët e ndershëm dhe i siguroj se aq sa kanë respekt për lirinë dhe votën e tjetrit, aq ka Sali Berisha për ta. Jam këtu për t’iu them se kjo ndërtesë është kthyer në simbolin e së keqes nga Edi Rama, i cili me krimin dhe aktet e tij u ka shkaktuar shqipatërve dramën më të madhe të historisë së vendit. Që nga viti 2014 e deri sot janë larguar 970 mijë persona.
Erdha këtu t’iu them se Rama në piramidën e krimit dhe të drogës nuk është i vetëm, ai që kryeson grupin paralamentar të Rilindjes është një trafikant i shpifur, është një njeri që merrej në Rumani për t’i nxjerrë viza prostitutave rumune. Çfarë i lidh socialistët me ta, ata nuk mbtojnë interesat e tyre, por intersat e trafikantëve”, tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha me megafon në dyert e Bashkisë: Veliaj, revolucioni do flasë edhe me ty
- Berisha lëvizje të pazakontë, shkon në dyert e institucioneve. Mesazhi që jep
- VIDEO/Me flamur në dorë Berisha hipën mbi bunkerin te Ministria e Brendshme
Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 10:35 Shisnin veshje dhe aksesorë të markave luksoze të kontrabanduara, procedohen 9 administratorë në Tiranë
- 10:19 U kap duke transportuar një emigrant drejt Shkodrës, arrestohet 34-vjeçari egjiptian
- 09:56 Plagosja e 18-vjeçarit në Korçë, njerku e sulmoi me thikë gjatë një darke familjare
- 09:49 Shpërthimi i sëmundjes së legjionarëve në New York, regjistrohet viktima e parë
- 09:26 Irani rifillon sulmet ndaj vendeve të Gjirit pas një nate tjetër sulmesh amerikane
- 09:21 Policia gjen anijen që u fundos gjatë javës në San Francisko, identifikohet trupi i viktmës