Berisha: Meta opozitari i vetëm, si ju përvesh Basha dhe çfarë i thashë në zyrë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha në emisionin Now në Euronews Albania se Lulzim Basha i vuri ‘shkelmin opozitës duke u bërë palë me qeverinë e Edi Ramës’ dhe duke votuar ligje të cilat i kishte kundërshtuar më parë.
Berisha tregoi se Basha ‘u bashkua’ me Ramën kundër Metës, duke e kthyer këtë të fundit në opozitarin e vetëm.
“Jam njeriu që i kam thënë pasi humbi zgjedhje, edhe gjatë zgjedhjeve; ai bëri një javë fushatë shumë të mirë, kur ju rritën pikët, mjaftoi deklarata e Ramës të thoshte që ai është çun i mirë, unë mund të qeveris me të. Dhe ju përveshën të dy Ilir Metës dhe e ndihmuan Metën me sulmet se në të gjitha pollet meta dilte opozitari i vetëm. E thirra në zyrë dhe i thashë se me këtë që bëre i vure shkelmin korpusit kryesor të votuesi tanë, se ti po tregon se ti do qeverisësh me të. U përpoq të kthehej po nuk kthehej më ajo”, tha Berisha.
Më 11 shkurt, Sali Berisha ka thirrur protestën e katërt kombëtare që pasi u rikthye në drejtimin e Partisë Demokratike.
Thirrja e protestës u paralajmërua nga Berisha pak ditë më parë dhe ndërmerret si reagim ndaj çështjes së ish-agjentit të FBI, Charls Mcgonigal, ku në dosjen hetimore përmendet edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Ndiqni emisionin e plotë këtu:
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme