Berisha: PD po bën fushatë qytetare, gjuha e urrejtjes vjen nga Rama. Fat për vendin që do ketë një kryeministër si Basha
Ish-kryeministri Sali Berisha tha për gazetaren Ilva Tare se retorika e dhunës dhe gjuha e urrejtjes në këtë fushatë nuk vjen nga PD, por vetëm nga kryeministri, që sipas tij kalon nga podiumi në podiumi me sharje e fyerje.
Sipas z. Berisha, PD është fitimtare tani dhe gjuha e saj në fushatë është e tillë që t’u japë qytetarëve siguri të plotë që të bëhen pjesë e ndryshimit.
Për ish-kreun e PD është fat për vendin që pas 30 vjetësh vjen në pushtet një gjeneratë e kohës së demokracisë dhe një kryeministër i arsimuar në një vend perëndimor.
“Kjo nuk është gjuha e fushatës së PD, PD ka një gjuhë me të cilën qytetarëve t’u japë siguri të plotë, PD është fitimtare tani dhe do të tërheqë sa më shumë njerëz në ndryshimin e madh. Po ndryshojnë gjeneratat. Për herë të parë pas 30 vitesh një gjeneratë e kohës së demokracisë dhe një kryeministër, i pari që është arsimuar në një vend perëndimor”, tha z. Berisha.
Ai akuzoi qeverinë se po përpiqet të mbajë pushtetin përmes bandave kriminale, siç ndodhi në Elbasan apo siç po ndodh edhe në Veri.
“Të gjitha provat e krimeve prishen në Elbasan, nga banda me njerëzit e vet në pushtet. Elbasani është vendi ku bandat janë të gjithëpushtetshme”, tha ish-kryeministri.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 10:02 TikTok dhe YouTube çaktivizojnë 4.7 milionë llogari fëmijësh në Indonezi pas kufizimeve të qeverisë
- 09:58 “Ich bin ein Berliner”, 63 vjet nga fjalimi i famshëm i Kennedyt
- 09:57 Sherr masiv mes disa personash në Kosovë, 3 të lënduar. Shpallen në kërkim autorët
- 09:49 Rritet në 304 numri i viktimave nga virusi Ebola në Kongo, 1155 raste të infektuara
- 09:45 Lufta në Ukrainë, Bashkimi Evropian zgjat sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe për 12 muaj të tjerë
- 09:38 Do të votohet në nëntor, çfarë është taksa e propozuar për miliarderët në Kaliforni?