Berisha qetëson Rejan, Gjimshiti dhe Abrashi: Të harrojmë ndeshjen me Lituaninë
Shqipëria do të udhëtojë të premten drejt Kazakistanit, për takimin e trete të Ligës së Kombeve. Me skuadrën është bashkuar Etrit Berisha, i cili ka marrë lejen nga spitali, por dëmtimet janë problem kryesor për trajnerin Edoardo Reja, pasi Strakosha, Uzuni dhe Mersinaj nuk do të jenë të gatshëm për dy ndeshjet e ardhshme
Me ardhjen e Etrit Berishës, stabilizohet situate në prapavijë, pasi edhe mbrojtja duket e kompletuar, me pjesën më të madhe të lojtarëve që janë titullarë në Serie A.
“Besoj se i kemi të gjithë lojtarë që mund të luajnë me këtë sistem. Unë personalisht luaj prej vitesh në mbrojtje me tre, por dhe lojtarët e tjerë luajnë në fazën me tre dhe nuk besoj se është problem, Besoj se jemi në rrugën e duhur dhe në mbrojtje kemi shumë lojtarë me cilësi”, tha Gjimshiti.
Skuadra është rinovuar me emra të rinj por Amir Abrashi shprehet I gatshëm që me eksperiencën e tij t’i ndihmojë për t’u përshtatur me grupin.
“Unë jam një nga lojtarët me më shumë ndeshje. Me eksperiencën time dua të ndihmoj skuadrën dhe të forcojmë grupin”, tha Abrashi.
Në lidhje me takimet e radhës, si Gjimshiti ashtu dhe Abrashi duan ta harrojnë ndeshjen me Lituaninë e të fokusohen për të marrë maksimumin në takimin me Kazakistanin.
“Ndeshja me Lituaninë na bën të vuajmë. Jemi këtu për të marrë 2 ndeshje 2 fitore. Duhet të marrim fitoren të dielën dhe më pas të shohim ndeshjen e radhës”, shtoi ai.
Nën urdhrat e trajneri Edoardo Reja është vënë dhe sulmuesi Xhakomo Vrioni, i cili mori lejen nga klubi i Juventusit, për t’u bashkuar me kuqezinjtë.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta