Berisha sërish në krye të PD? Nishani zbërthen deklaratën e ish-kryeministrit

14 Qershor 2021 | 21:53

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Bujar Nishani thotë se e lexon deklaratën e liderit historik të PD, Sali Berisha jo një paralajmërim për rikthimin në krye të partisë por një thirrje për të ndryshuar.

“Pretendoj se e njoh z. Berisha pasi kam qenë bashkëpunëtor i afërt i tij, në këtë kontekst do t’u thosha që ta kuptonin në thelb deklaratën e z. Berisha duke u thënë që PD është shumë keq dhe duhet të ndryshuar, nëse nuk e ndryshoni atëherë do të bëjë unë një sforco”, tha z. Nishani.

Sipas tij, z. Berisha arriti që të ringrihej pas ngjarjeve të vitit 1997 kur bashkë  me PD prekën fundin por tha se nuk e shikon si të mundshëm një rikthim të tij në zgjedhjet e vitit 2025 dhe e sheh deklaratën më shumë si një shqetësim për atë që po ndodh brenda PD.

Gjatë intervistës në “Raw Politics”, z. Nishani foli edhe për deklaratën e bërë pak kohë më parë se z. Basha ka pasur dijeni për shpalljen “non grata” të z. Berisha nga DASH.

Ai tha se në këtë përfundim ka arritur nisur nga fakti se vetëm tre ditë para se të bëhej publik një fakt i tillë, PD kishte caktuar datën e zgjedhjeve brenda partisë.

Gjithashtu, z. Nishani iu referua dhe një deklarate të z. Kadilli ku shprehej se ai dhe z. Basha e dinin një gjë të tillë që prej shkurtit 2019.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dy kundërshtarë i kanë vënë vijën e kuqe pushtetit të Ramës, thotë anëtari i Grupimit për PD

Pjesëtari i Grupimit për PD, Edvin Kulluri tha në ‘Raw Politics’, se kryeministri Edi Rama, edhe pse në mandatin e tretë qeverisës, nuk mund të...
21:36 | 29/07/2021

Këshilltari i PD për Shëndetësinë thotë se duhet strategji e qartë për vaksinimin

Gazment Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike thotë se qeveria nuk ka një strategji të qartë për vaksinimin kundër COVID-19. Sipas tij...
22:04 | 26/07/2021

Brataj tregon nëse mund të përzgjidhet lloji i vaksinës: Nuk duhet paragjykuar kinezja

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha në Euronews Albania se është i gabuar paragjykimi ndaj vaksinës kineze, me të cilën po injektohen masivisht shqiptarët....
21:44 | 26/07/2021