Berisha: Sulmet ndaj selisë së Partisë Demokratike do sjellin sulme ndaj selive të PS-së në të gjithë vendin
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në “Facebook” dënoi hedhjen e bombolave të gazit dhe plumbave prej gome ndaj protestuesve dhe deputetëve të PD-së.
Ai theksoi se dhuna dhe agresioni ndaj selisë së PD-së do të sjellin sulme ndaj selisë së partisë Socialise të cilën e cilësoi parti të krimit. Berisha shtoi se betejën e anë më kryeministrin Edi Rama të cilin e cilësoi si kryetar i një organizate kriminale.
“Dënoj gjuajtjen me seleksion të qytetarëve me bombola gazi, pas koke njërit prej tyre, në gjoks nënkryetarit të PD dhe deputetit të PD, Luçiano Boçi, dhe të tjerëve me mjete me gaz, me plumba gome, etj.
Garantoj Edi Ramën se për të gjitha këto do jetë përgjegjës. Por në përshkallëzimin e tyre të djeshëm në një akt urrejtje të papërmbajtur janë hedhur në oborrin e selisë së PD sasi të mëdha gazi lotsjellës dhe bomba tymuese.
Ky përbën një agresion të hapur ndaj selisë së PD dhe pluralizmit. Me këtë rast u kërkoj të gjitha degëve të bëjnë rikonjicionin e plotë të selive të PS në çdo rreth.
Dhe garantoj Edi Ramën se sulmet ndaj selisë së PD do të sjellin sulme asgjësuese për selitë e partisë së krimit në të gjithë territorin e vendit.
Ndaj dhe hiq dorë nga aventura dhe provokimi i ulët. Ne betejën e kemi me Edi Ramën si kryeministër i krimit, si kryetar i organizatës kriminale.
Por në qoftë se ju sulmoni selinë e PD, PD do u përpiqet ju ashtu siç e meritoni. Hiq dorë nga sulmi i selisë për të mbrojtur krimet e tua, vjedhjet e tua. PD është në një kryengritje paqësore. Asnjë anëtar i forcave të rendit nuk është gërvishtur gjatë gjithë protestave tona. As edhe një i vetëm.
Ato që kanë mbetur në letra të vdekura janë komunikatat e Prodës së krimit dhe të Sokol Bizhgës, të cilët e kanë vendin me kohë në burg.
Njëri tradhtar i Gjergj Mehmetit, ka lënë oficerin në makinë për ta djegur banditët dhe ka shpëtuar lëkurën e tij. E ka tradhtuar në detyrë të pavdekshmin Gjergj Mehmeti.
Tjetri një bashkëpunëtor i ulët i bandave, një ushtar i Gys Agasit, Suel Çelës dhe Troplinëve. Ndaj dhe njëherë, larg duart nga selia e PD se PD është në revolucionin e saj paqësor për të shpëtuar Shqipërinë”, u shpreh Berisha.
Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kapet në Tiranë 48-vjeçari i dënuar me 13 vjet burg në Itali për shfrytëzim prostitucioni (EMRI)
- 15:47 Rama reagon pas koncertit të Kanye West: Shqipëria organizoi një ngjarje që u bë lajm në çdo cep të botës
- 15:34 “Na bllokuan kolonët me armë amerikane”! Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor
- 15:13 U mendua se ishte Mojtaba Khamenei! Zbulohet identiteti i burrit me maskë në funeralin e Ali Khameneit
- 14:50 Ministrja Ismaili: Fondi 4 mln euro për koncertin e Kanye West shpëtoi imazhin e Shqipërisë
- 13:53 Publikohet fotoja e 40-vjeçarit të ekzekutuar në Shkodër, dyshohet se u vra për gjakmarrje
- 13:53 Temperaturat ekstreme, zjarrfikësit e Gramshit dalin në ndihmë të qytetarëve: Mos ndizni zjarre