English

Bërnabiç: BE-ja po lejon Kurtin që të mos zbatojë marrëveshjet

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Pas samitit të Procesit të Berlinit që u mbajt ditën më 3 nëntor, Bërnabiç u tha gazetarëve se ka pasur një bisedë të ndarë me shefin e diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të bllokut për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Ajo tha se me këto dy të fundir ka biseduar për çështjen e riregjistrimit të makinave në Kosovë që kanë targa të lëshuara nga Serbia.

“Kurti ka shkelur të gjitha marrëveshjet e arritura sa i përket targave, ato të vitit 2011 dhe 2016, por edhe atë të shtatorit të vitit 2021, dhe njëanshëm ka hequr nga përdorimi targat me status neutral [KS]. Ata thonë se pajtohen që targat KS duhet të ekzistojnë, por shtojnë se nuk mund të bëjnë asgjë për këtë temë, dhe kjo për mua është shkatërruese. BE-ja toleron Kurtin kur ai thotë se nuk do të zbatojë marrëveshjet e Brukselit.

Në anën tjetër, ata na bëjnë presion ne që të nënshkruajmë marrëveshje të tjera, marrëveshjen finale. U thash atyre se BE-ja është garantuese e marrëveshjeve të Brukselit dhe ata duhet t’i zbatojnë ato, dhe më pas mund të vazhdojmë bisedimet. I pyeta se si mund të flasim për marrëveshje të tjera kur ata nuk mund të garantojnë zbatimin e marrëveshjes së parë për normalizim të raporteve të vitit 2013”, tha Bërnabiç.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

SPAK mbush 5 vite, si e vlerësoni punën e Prokurorisë së Posaçme?