Besimtarët katolikë kremtojnë Pashkët, uron politika dhe diplomatët

4 Prill 2021 | 09:25

Besimtarët katolikë në Shqipëri dhe gjithë botën festojnë sot Ditën e Pashkëve.

Kremtimi i Pashkëve është momenti më i madh në kalendarin liturgjik të Kishës Katolike dhe kishave të tjera të krishtera.

Në këtë ditë shënohet ringjalljen e Jezu Krishtit pas kryqëzimit, ringjallje që simbolizon besimin te Zoti, shpresën për të gjithë besimtarët.

Në këtë ditë të shënuar nuk kanë munguar urimet nga përfaqësuesit e politikës dhe diplomatët në  Shqipëri.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një statusi në faqen e tij në Facebook ka uruar festën për të gjithë katolikët teksa është shprehur besimplotë se ditë më të mira do të vijnë për shqiptarët, duke e lidhur ndryshimin me zgjedhjet e 25 prillit.

“Kremtimi i Pashkëve shënon triumfin mbi të keqen dhe forcën e jashtëzakonshme të ringjalljes dhe dashurisë. Sot, kur si asnjëherë më parë jemi në udhëkryq, të gjithë së bashku le të gjejmë forcën për të kapërcyer çdo vështirësi me zemrat e mbushura me besim se aspiratat tona do të bëhen realitet.

Prandaj ju motra e vëllezër që po kaloni vështirësi shëndetësore, nëna dhe baballarë që sot jeni në pamundësi ekonomike, të rinj e të reja që mendoni emigrimin, mbushini zemrat tuaja me shpresë se ditë më të mira po vijnë”, shkruan kryedemokrati.

Kryeministri Edi Rama gjithashtu përmes një postimi në rrjete sociale ka uruar Pashkët nga Fieri për të gjithë besimtarët.

Urimet nuk kanë munguar as nga Delegacioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë.

“Delegacioni i Bashkimit Evropian i uron Gëzuar Pashkën të gjithë atyre që festojnë sot. Urojmë që kjo Pashkë të sjellë paqe, shëndet dhe shumë optimizëm për ditët më të mira që po vijnë”, thuhet në urimin e delegacionit të BE në vendin tonë.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026