Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin, falin namazin pranë xhamive

20 Korrik 2021 | 08:20

Këtë të martë besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin. Mëngjesin e sotëm pranë xhamive është bërë edhe falja e namazit nga ana e besimtarëve.

Pas mbarimit të faljes së namazit të Kurban Bajramit, e cila u krye në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu u shpreh se kjo festë duhet të shërbejë si pikë kthese duke iu larguar urrejtjes dhe të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin për të ndërtuar një botë sa më të mirë.

“Kurban Bajrami është festa që na kujton sesa e lartë duhet të jetë devotshmëria e njeriut ndaj krijuesit të gjithësisë. Këtë ne e mësojmë nga vendosmëria e profetit Ibrahim. Ushqeni dashuri për hir të Zotit ndaj njëri-tjetrit. T’i lutemi Zotit që t’i bekojë familjet tona”, u shpreh ndër të tjera Bujar Spahiu.

Kurban Bajrami është një festë e rëndësishme për të gjithë botën islame. Kjo festë simbolizon sakrificën dhe mëshirën e madhe për afrimin me Zotin.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, mbërriti për mjekim të specializuar në Spitalin të Traumës ku...
10:55 | 04/06/2026

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026