Biberaj: Lajm i mirë shtyrja e takimit në Uashington. Dy burimet nga mund të ketë dalë aktakuza ndaj Thaçit

26 Qershor 2020 | 06:18

Aleksandër Biberaj, ish-zv/president i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës tha për Euronews Albania se aktakuza e Zyrës së Prokurorit të Specializuar është mbështetur në librin e Karla del Pontes, që nuk ka asnjë gjë të vërtetuar dhe mbështetet vetëm mbi fjalë gazetarësh.

Por pavarësisht të gjithave, për z. Biberaj shtyrja e takimit të Uashingtonit më 27 qershor është lajm i mirë, pasi sipas tij ai po mbahej në mungesë të plotë të informacionit dhe transparencës, duke shtuar dyshimet për një marrëveshje të mundshme ku mund të diskutohej shkëmbim territoresh.

“Për Kosovën nga njëra anë kemi një imazh të prishur në skenën politike ndërkombëtare, por takimi i 27 qershorit nuk ishte transparent dhe ishte i shpejtuar, ka qenë i mbështjellë me një tis për shkëmbime të territorit. Ka pasur edhe një element tjetër negativ pasi ka pasur një shkëputje nga BE. Kosova nuk mund të kuptohet pa BE, pasi është pjesë e Evropës”, tha ai.

Sipas z. Biberaj, dalja e kësaj aktpadie tri ditë para takimit në Uashington nuk është e rastësishme.

“Kjo që ndodhi është edhe një reagim edhe politik. Ka dy hipoteza nga ku mund të ketë dalë kjo aktakuzë; mund të ketë ardhur nga SHBA, pasi një prokuror i zgjedhur vetëm para dy vitesh nuk mund të jetë edhe aq i pavarur nga administrata. Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Vuçiç u takua me Putin, dhe nuk mund të jesh në Moskë e pas dy ditësh në Uashington.

Mund të ketë ardhur edhe nga BE, sepse e ndjeu veten të lënë pas dore. Takimi në SHBA ishte jotransparent, i veshur me mister. Por pavarësisht të gjithave shtyrja e takimit të Uashingtonit ishte pozitive”, tha z. Biberaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026