Pas bastisjes së resortit të Donald Trump në Florida qëndron presidenti aktual i SHBA Joe Biden dhe ish-presidenti Barack Obama.
Kështu tha Evi Kokalari në një intervistë nga Uashingtoni për Euronews Albania. Sipas saj, ky sulm i paprecedent në SHBA po bëhet për të ndalur kandidimin e Donald Trump për president të Shteteve e të Bashkuara të Amerikës në 2024.
“Mendimi është se Trump ka marrë nga Shtëpia e Bardhë disa dokumente që i konsideron të vetat, ndërsa qeveria thotë se i përkasin asaj. Ky akt nuk është aplikuar për Bill Klinton apo të tjerë më parë, por u bë për Trump. Mendimi është që do të gjejnë një shkak për të ndaluar kandidaturën e Trump për presidencën”, tha Kokalari
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump deklaroi sot se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga FBI dhe se agjentët hapën një kasafortë.
Trump u shpreh se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u ‘pushtua’ për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI.
LEXONI GJITHASHTU: