Biden: Irani së shpejti do të jetë i lirë
Presidenti i SHBA-së Joe Biden u tha mbështetësve në një tubim parazgjedhor që të mos shqetësohen sepse SHBA-ja do të “çlirojnë Iranin”.
“Mos u shqetësoni, ne do të çlirojmë Iranin”, tha Biden të enjten në Kaliforni, gjatë një tubimi të fushatës demokrate për zgjedhjet e ardhshme afatmesme të 8 nëntorit në SHBA.
Ai shtoi: “Ata do të lirohen së shpejti”. Biden e tha këtë ndërsa mbështetësit e tij në turmë mbanin celularë që shfaqnin mesazhin “Irani i lirë” me shkronja të mëdha.
Administrata Biden po përballet me kritika në rritje nga aktivistët iranio-amerikanë, të cilët po i bëjnë thirrje Shtëpisë së Bardhë të braktisë përpjekjet për rinovimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit për shkak të protestave në këtë vend që autoritetet po i shtypin me dhunë, vlerëson agjencia amerikane.
Protestat në Iran filluan në shtator, pas vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgim.
Administrata amerikane muajin e kaluar njoftoi sanksione kundër zyrtarëve iranianë për trajtimin brutal të protestuesve, dhe gjithashtu së fundi vendosi sanksione të reja ndaj Teheranit për furnizimin me dronë dhe asistencë teknike për Rusinë në luftën e saj kundër Ukrainës.
LEXONI GJITHASHTU:
Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë
- 22:27 L’Equipe zbulon prapaskenat e Francës, Dembele shpërtheu ndaj shokëve në pushimin e ndeshjes me Spanjën
- 22:27 Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët
- 22:22 Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
- 22:20 Deklarata e ministres serbe për Kosovën ndez reagime në Europë, eurodeputeti çek kërkon përjashtimin e Beogradit nga negociatat me BE-në!
- 22:19 Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar
- 22:18 “Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë