Biden: Ne mbështesim fuqishëm sovranitetin e Ukrainës
Presidenti amerikan, Joe Biden e ka përmendur sërish mbështetjen e Qeverisë amerikane për Ukrainën, teksa ka folur në samitin e 20 vendeve më të industrializuara në botë (G20) që po mbahet në Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Megjithatë, ai nuk e ka përmendur direkt vendimin e përfolur për t’i dhënë Ukrainës dritën e gjelbër për përdorim të raketave me rreze të gjatë.
“Ne të gjithë duhet të punojmë për t’iu dhënë fund konflikteve dhe krizave që janë duke gërryer përparimin drejt përmirësimit të sigurisë në botë”, ka thënë Biden.
“Shtetet e Bashkuara e mbështesin fuqishëm sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”. Secili në këtë tavolinë, sipas bindjes sime, duhet të veprojë njëjtë”, ka thënë Biden.
Nga ana tjetër, Kremlini e ka akuzuar Bidenin se po synon të përshkallëzojë konfliktin në Ukrainë me heqjen e kufizimeve në armët me rreze të gjatë.
Këto zhvillime vijnë pas disa muajve të lobimit të zyrtarëve ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky, që shtetet e Perëndimit t’i japin Kievit dritën e gjelbër për të përdoruar armët për të qëlluar shënjestrat më larg.
Shtetet e Bashkuara, dhe disa vende të NATO-s, kanë vendosur deri më tani kufizimin se deri në çfarë distance mund të përdoren armët.
Kujtojmë që Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022 ku si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit
14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër
Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit