‘Biden po gabon’, Rusia hedh poshtë akuzat se po ndërhyn në zgjedhjet amerikane
28 Korrik 2021 |
15:55
Kremlini zyrtar ka reaguar pas deklaratave të presidentit amerikan Joe Biden, duke theksuar se kreu i Shtëpisë së Bardhë gabon kur thotë se Rusia ka vetëm armë bërthamore, puse nafte dhe asgjë më shumë.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, nënvizoi se këto komente u bënë nga Biden vetëm për të lënë një përshtypje të mirë për komunitetin e inteligjencës.
Peskov hodhi poshtë akuzat e Biden se Rusia po ndërhynte në zgjedhjet e mesme të Amerikës në vitin 2022.
Zëdhënësi i Kremlinit tha se Shtetet e Bashkuara ishin një kundërshtar i Rusisë, edhe pse po bëheshin përpjekje për të normalizuar raportet. Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë nisur bisedimet mbi stabilitetin bërthamor strategjik.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
Të paktën 25 persona, përfshirë 12 oficerë policie, u plagosën gjatë përleshjeve midis studentëve dhe forcave të sigurisë në një protestë kundër politikave të kursimit...
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve