Biden: SHBA do të mbronte ushtarakisht Tajvanin, në rast pushtimi nga Kina

23 Maj 2022 | 10:58

Presidenti amerikan Joe Biden deklaroi të hënën se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme për të ndërhynin ushtarakisht në rast se Kina do të pushtonte Tajvanin.

Ai shtoi se barra për të mbrojtur Tajvanin bëhet edhe më e rëndë përballë pushtimit rus të Ukrainës.

Deklarata e Biden në mbështetje të së drejtës për vetëqeverisje është ndër më të ashprat që vijnë nga kreu i ekzekutivit amerikan në dekadat e fundit.

Në një konferencë për shtyp nga Tokio, Biden iu përgjigj me ‘po’ pyetjes nëse do të ishte i gatshëm të ndërhynte ushtarakisht për të mbrojtur Tajvanin në rast pushtimi nga Kina.

“Ky është angazhimi që kemi marrë përsipër”, shtoi ai.

SHBA ka shmangur deklarata të shprehura kaq haptazi mbi sigurinë e Tajvanit, vend me të cilin nuk ka më as traktatin e mbrojtjes së përbashkët.

Akti i Marrëdhënieve me Tajvanin i 1979 nuk parashikon ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara në rast të ndonjë pushtimi.

Por nga ana tjetër, e cilëson mbrojtjen dhe parandalimin e ndryshimit statusit të tij në mënyrë të njëanshme nga Kina, si subjekt i politikës amerikane.

Komentet e Biden pritet të sjellin kundërpërgjigjen e ashpër të Kinës, e cila Tajvanin e njeh si provincë të sajën.

Sipas politikës “Një Kinë të vetme”, SHBA njeh Pekinin si qeverinë zyrtare të Kinës dhe nuk ka marrëdhënie diplomatike me Tajvanin, por megjithatë ka një ambasadë de-facto në Taipei dhe furnizon ishullin me pajisje ushtarake.

Presidenti amerikan tha se parandalimi i një sulmi të mundshëm ndaj Tajvanit është një arsye më shumë përse është e rëndësishme që Vladimir Putin të ‘paguajë shtrenjtë për barbarizmat e tij në Ukrainë’, duke i përçuar një mesazh të qartë vendeve të tjera se akte të tilla janë ‘të patolerueshme’.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë

Vetëm 14 anije, gjysma e të cilave ishin tregtare dhe valëvitnin flamurin iranian, kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit të dielën, sipas kompanisë së gjurmimit të anijeve Kpler....
22:24 | 13/07/2026

Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit

Franca dhe Ukraina kanë arritur një “udhërrëfyes” që parashikon blerjen, në emër të Kievit, të 16 avionëve luftarakë Rafale dhe armatimit të tyre, me të...
21:57 | 13/07/2026

Vrasjet e Renee Good dhe Alex Pretti nga agjentët e ICE, zyrtarët e Trump dorëzojnë provat

Administrata e Presidentit të SHBA-së Donald Trump u ka dorëzuar prokurorëve të Minneapolis provat që kishte mbajtur të fshehura mbi vrasjet nga agjentët e imigracionit...
21:46 | 13/07/2026