Biden-Zelensky diskutojnë mbi mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën

11 Janar 2025 | 09:02

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky diskutuan të premten mbi mbështetjen e Uashingtonit për Kievin, sanksionet e reja të SHBA- së kundër Rusisë dhe forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, tha zoti Zelensky.

Në një postim në mediat sociale, Presidenti ukrainas falenderoi homologun Biden për mbështetjen e Uashingtonit në luftën gati trevjeçare të Ukrainës përballë Rusisë dhe për “rolin jetik që Shtetet e Bashkuara kanë luajtur në bashkimin e komunitetit ndërkombëtar”.

Zelensky tha se presidentët diskutuan gjithashtu mbi sanksionet e reja të Shteteve të Bashkuara kundër industrisë ruse të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm”që ndihmon Putinin të financojë luftën”.

“Ai duhet të ndiejë koston e luftës”, shkroi presidenti ukrainas.

Zoti Zelensky tha se ai dhe Presidenti Biden diskutuan nevojën për të vazhduar forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës “për të mbrojtur ukrainasit nga terrori rus, sulmet e përditshme me raketa dhe dronë”.

Sistemet e mbrojtjes ajrore Patriot, të furnizuara nga SHBA-të “kanë dëshmuar efektivitetin e tyre dhe ne duhet të vazhdojmë ta përmirësojmë këtë kapacitet”, theksoi zoti Zelensky.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s

Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
11:06 | 25/07/2026

Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia

Parlamenti i Letonisë miratoi ndryshime ligjore që kufizojnë importin e një game mallrash të konsumit rusë dhe bjellorusisht që nuk mbulohen ende nga sanksionet e...
10:19 | 25/07/2026

Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?

Një tërmet me magnitudë 4.1 ballë u regjistrua nga Instituti Kombëtar i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) pak pas mesnatës, me epiqendër në Pizzone, një komunë...
10:02 | 25/07/2026