Bie çmimi i naftës, me sa do të tregtohen karburantet

8 Mars 2023 | 16:29

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e tregtimit të karburantëve në vend. Pas rritjes që pësoi çmimi i naftës dhe benzinës, këtë të enjte ato kanë pësuar një rënie të lehtë.

Çmimi i shitjes me pakicë për naftën të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, duke shënuar një ulje me 4 lekë për litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, duke qëndruar në të njëjtat nivele me çmimin e mëparshëm.

Ndërkohë që çmimi i shitjes me pakicë i gazit, do të jetë 80 lekë për litër.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Bordi bën me dije se çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në datë 8 mars, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026