Bie çmimi i naftës në bursë më 3%, reflektohet në karburantet Shqiptare

9 Mars 2022 | 23:45

Çmimi i naftës në bursë ka rënë me 3% të mërkurën.

Në fillim të kësaj jave, çmimi i naftës pësoi një rritje të lartë, duke e çuar naftën në karburantet në Shqipëri nga 197 në mbi 260 lekë litri.

Nafta qe rritur në 129.57 dollarë për fuçi në bursë, por zbriti në 111.69 dollarë të mërkurën.

Kjo çoi edhe në uljen e çmimit të naftës në karburantet në Shqipëri në 240 lekë litri.

Por sa mund të merret kjo zbritje në konsideratë kur sërish çmimi i naftës është mbi 50 lekë më shumë se pak ditë më parë.

Kompanitë e importit të naftës i kërkuan qeverisë zyrtarisht që ulë taksat për 6 muaj, në mënyrë që kjo të reflektohet te zbritja e çmimit.

Ndërkohë, të mërkurën u zhvillua një protestë kundër rritjes së çmimeve përpara kryeministrisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026