Bie çmimi i vajit të lulediellit, stabilizohet tregu në Shqipëri

8 Maj 2023 | 15:46

Çmimi i vajit të lulediellit ka pësuar ulje të fortë gjatë 2 muajve të fundit, duke arritur në nivelin e fillimvitit 2022. Nga ana tjetër, në Bashkimin Europian, ky produkt vazhdon të shitet shtrenjtë.

Nëse shkojmë në market, te raftet e ushqimeve, vaji i lulediellit po shitet sot me çmim rreth 200 lekë, sipas markës tregtare, nga 400 lekë që arriti verën e kaluar. Në grupin e mallrave ushqimore, ky produkt ka pësuar ulje të fortë gjatë muajve të fundit, duke u kthyer pothuajse në nivelin e çmimevefillimvitit 2022.

Të dhënat e nxjerra nga INSTAT tregojnë se inflacioni i majit në prill zbriti në 0.8%, ndërsa për gjithë shportën ushqimore arriti në 9.6%.

Edhe në bashkimin Europian, prej muajit dhjetor shihet që ka një prirje të uljes së cmimit, por norma e inflacionit atje për vajin vegjetal mbetet e lartë.

Në muajin mars, ndryshimi mesatar ishte 23%. Në shtete si Hungaria, Danimarka e Belgjika luhatja është mbi 30%, ndërsa në Kroaci e Bullgari ka pasur ulje më të fortë.  

Vaji i lulediellit përdoret gjerësisht në botë në tryezat familjare dhe restorante, dhe nevojat për të janë të larta. Ukraina dhe Rusia kanë një peshë të konsiderueshme në furnizimin e tregut botëror, duke zënë vendin e 8 dhe të 9 për prodhim dhe eksporte.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet në Britaninë e Madhe 28-vjeçari shqiptar, policia kërkon dëshmitarë për zbardhjen e ngjarjes (EMRI)

Një 28-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili u gjet i plagosur rëndë në një rrugë në Leicester të Britanisë së Madhe ndërsa pavarësisht ndërhyrjes, ai...
14:46 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026