Bie ndjeshëm numri i rasteve të reja me COVID-19
Pesë persona kanë humbur jetën nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, ndërsa janë konfirmuar 36 raste të reja me virusin.
Rastet pozitive me COVID kanë dalë nga 1,273 testime që janë kryer, nga ku janë shënuar edhe 313 të shëruar. Që prej fillimit të pandemisë në vend janë konfirmuar 265,588 raste shërimi nga ky virus.
Aktualisht në Shqipëri janë 2,506 qytetarë të infektuar me COVID-19 dhe 51 persona po trajtohen nëpër spitale, 7 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rënduar shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, si edhe të zbatojnë masat kundër COVID.
Qytetarët mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët mbi 12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.
Statistika nga Ministria e Shëndetësisë për datën 28 shkurt
Raste të reja ditore 36
Të shëruar në 24 orë 313
Të shtruar në spitale 51
Humbje jete në 24 orë 5
Testime ditore 1,273
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 699
Fier 335
Elbasan 316
Lezhë 245
Vlorë 182
Berat 174
Gjirokastër 137
Kukës 131
Durrës 106
Shkodër 106
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta